Menu

AL – Për ne

MIRËSEVINI NË INSTITUTIN E EKONOMISË BOTËRORE!

 

Universiteti Corvinus është një nga institucionet më të mira të arsimit të lartë në fushat e ekonomisë dhe biznesit në Hungari dhe Evropën Qendore dhe Lindore. Sipas rankimit të Financial Times të Shkollave Biznesore në Evropë, Universiteti Corvinus renditet i dyti në rajon.

Instituti është një komunitet aktiv i akademikëve që specializojnë në fushat ndër-diciplinare të mësimdhënies në ekonomi të zhvillimit, korporata transnacionale. Integrim rajonal, organizata ndërkombëtare dhe financa ndërkombëtare. Mjedisi intelektual i Institutit mbështetet në bashkëpunime të gjera të kërkimit shkencor dhe ekselencës në mësimdhënie me institucione të ndryshme në Evropë. Ligjeruesit e Institutit kanë qenë të angazhuar në kërkime të ndryshme shkencor me institucionet e Bashkimit Evropian (Komisionin Evropian), Banken Botërore dhe Universitete tjera në SHBA dhe Australi.

 

Programi MSc në Ekonomi Ndërkombëtare dhe Biznes ofrohet në gjuhë anglezze dhe hungareze dhe tërheq studentë të dalluar nga e gjithë bota. Kurrikula balancon teorinë dhe praktikën përmes seminareve, praktikës në klasë dhe në terren.

 

Ligjeratat shërbejnë për të ndërtuar njohuri themeltare në ekonomi dhe biznes dhe mundësi për të përforcuar shkathtësitë e të shkruarit, prezentimit, debatimit dhe pjesëmarrjes në punë ekipore. Gjatë seminareve studentët duhet të shkrujnë ese, përgatisin video, projekte dhe prezentojnë rezultatet e tyre tek të tjerët. Instituti ka marrëveshje ndërkombëëtare që ofrojnë mundësi shkëmbimi dhe ndjekje të disa lëndëve në vende tjera.

 

Programi PhD I Doktoratës në Marrëdhënie Ndërkombëtare ofron një mundësi mentorimi tërëjetësor krahas përvojës së shkëlqyeshme të kërkimit shkencor. Kandidatët e Doktoratës mund të ndjekin seminare të vecanta me profesor visitor, shkruajnë ese akademike për revistat e Institutit apo të publikojnë ato në revista online. Programet ndërkombëtare të kërkimit shkencor të Institutit (Horizon 2020) janë të hapura edhe për studentët e doktoratës.

 

Stafi i Insttutit të Ekonomisë Botërore mirëpret me zemër të hapur të gjithë studentët me vlera dhe pikëpamje të njejta.

 

MBESIM ME SHPRESË TË JU TAKOJMË!